Atletët Muaythai vendosin rekord të ri botëror në Tajlandë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Atletët Muaythai vendosin rekord të ri botëror në Tajlandë (VIDEO)

NULL NULL
07.02.2023 22:08

Dita Botërore e Muaythait 2023, e festuar çdo vit më 6 shkurt, ka vendosur një rekord botëror Guinness.

Këtë vit 3,360 artistë luftarakë organizuan një shfaqje për të festuar muaythai në Parkun Rajabhakti të Tajlandës, shkruan insidethegames.biz, transmeton klankosova.tv.

Performanca u drejtua nga ish-kampioni i botës në muaythai, Buakaw Banchamek.

Kryeministri i Tajlandës Prayut Chan-o-cha, gjenerali Naronpan Jitkaethae i ushtrisë dhe zyrtarë nga Qeveria Mbretërore Tajlandeze morën pjesë në këtë ngjarje.

Wai Kru është një ritual tradicional ku nxënësit tregojnë respekt dhe mirënjohje ndaj mësuesve, prindërve dhe paraardhësve të tyre.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave Muaythai (IFMA), rekordi i parë u vendos në vitin 2001, kur 1500 nxënës të shkollës performuan Wai Kru përpara Princeshës Sirivannavari Nariratana Rajakanya.

klankosova.tv