Atlanta Hawks janë kualifikuar për finale të Konferncës së Lindjes. Kurse në Konferncën e Perëndimit finale ka siguruar edhe Golden State Warriors.

17:53, 16 Maj 2015

Skuadra e Atlanta Hawks bashkë me basketbollistin maqedonas Pero Antiq janë kualifikuar në finale të konferencës së Lindjes në NBA.

Atlanta shënoi fitore 94:91 përballë Washington Wizards në ndeshjen e gjashtë të serisë finale, duke triumfuar 4:2 në fitore.

Në finalen e ‘Lindjes’ Atlanta do të përballet me Cleveland Cavaliers e mbretit Lebron James. Ndërkohë finale siguroi edhe Golden State Warriors e cila në Konferencën e Perëndimit po ashtu me rezultat 4:2 në fitore mundi Memphis Grizzlies.

Ndeshja e gjashtë e serisë solli fitore 108:95 për Golden State.

Në finalen e ‘Perëndimit’ Golden State pret fituesin e duelit ndërmjet Houston Rockets dhe Los Angeles Clippers.

Konkurs Pune

Lexo më shumë