ATK mban ligjëratë para studentëve të Universitetit të Pejës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ATK mban ligjëratë para studentëve të Universitetit të Pejës

NULL NULL
15/03/2018

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës ka mbajtur ligjëratë para studentëve të Universitetit të Pejës, me qëllim të prezantimit të Sistemit Tatimor në Kosovë.

Qëllimi kryesor i kësaj ligjërate ishte edukimi i studentëve lidhur me funksionimin e Sistemit Tatimor në Kosovë.

Llojet e tatimeve, normat tatimore, përmbushja e detyrimeve tatimore, parimet bazë të ndërtimit të një sistemi tatimor, lehtësitë në pagesë të tatimeve, vetëdijesimi për të marrë kuponin fiskal, rimbursimi i mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal dhe Linja e bashkëpunimit pa pagesë ishin vetëm disa nga temat.

Po ashtu, gjatë prezantimit, studentët u njoftuan me programin e punës praktike në ATK, njofton Klan Kosova.

Gjatë prezantimit, gjerësisht u sqarua se përmbushja e obligimeve tatimore nga qytetarët e Kosovës, në
mënyrë direkte krijon parakushte më të mira për ngritjen e  mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.