ATK-ja mbledh “dhunshëm” 1 milion euro nga borxhlinjtë për dy ditë (VIDEO) NULL NULL nga Arjeta Sinani 1 month më parë nga Arjeta Sinani 1 month më parë Administrata Tatimore e Kosovës, Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme vetëm brenda dy ditëve ka arritur ti mbledh rreth 1 milion euro borxh-tatim nga gjithsej 14 biznese sa ishin cak i ATK-së. “Ligji na obligon që të zhvillojmë procedura me masa të sforcuara, që nënkupton procesin e konfiskimit të pasurisë”, ka thënë drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj. Ky aktivitet në të njëjtën kohë ka rezultuar edhe me konfiskimin e pasurisë së paluajtshme në vlerë prej 775 mijë e 53 euro e 64 centë, vlerë e borxhit që tatimpaguesit kanë pasur ndaj institucionit. Ky aksioni për mbledhjen e tatimeve me forcë u zhvillua në Prishtinë, Ferizaj, Prizren e Gjilan. Ndërkohë, vetëm njëri nga këto biznese, i kishte borxh rreth 700 mijë euro shtetit.