ATK inkasoi mbi 335 milionë euro për tetë muaj NULL NULL 10.09.2019 14:36 10.09.2019 14:36 Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se për muajt janar–gusht të këtij viti nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 335.4 milionë euro, që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 34.8 milionë euro apo 12 për qind. Bëhet e ditur se gjatë tetë muajve janë inkasuar mbi 118.3 milionë euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, që në total janë mbledhur 453.7 milionë euro. ATK thekson në një kumtese se gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar një mori aktivitetesh, në drejtim të reformave brenda institucionit të saj me theks të veçante ngritja e llogaridhënies te pjesa e stafit operativ, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës, si dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve. “Po ashtu, janë zhvilluar aktivitete intensive për mbledhjen e borxheve, ku si rezultat i këtyre veprimeve dhe i veprimeve tjera, kemi rritje të të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe ulje të borxheve tatimore”, njofton ky institucion, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë