11:32, 12 Shkurt 2019

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, sot ka pritur në takim Drejtorin e Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në aktivitetet e përbashkëta për luftimin e ekonomisë joformale, e cila sipas Murtezajt në shkallë të madhe dëmton interesat fiskale të Qeverisë duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave për buxhetin e shtetit.

Drejtorët e dy institucioneve theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe koordinimin e aktiviteteve mes dy institucioneve  kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit.