Atiq pas betimit: Do të punoj pa dallim dhe diskriminim NULL NULL 19.05.2023 11:37 19.05.2023 11:37 Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, pas betimit ka thënë se do të punojë pa dallim dhe pa diskriminim me të gjithë qytetarët. Atiq, mes tjerash, tha se bashkë me ekipin e tij synim ka normalizimin e gjendjes në këtë komunë të veriut, njofton Klankosova.tv. “Si kryetar bashkë me ekipin bëjë të ditur se do të punojmë bashkë me të gjithë qytetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut pa dallim dhe pa diskriminim”. “Angazhimin më të madh do ta bëjmë për të normalizuar këtë pjesë të komunës dhe i bëjë ftesë të gjithë qytetarëve që të vijnë dhe të na takojnë dhe të bashkëpunojmë sa më mirë për të mirën e tyre” u shpreh Atiq. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku: I vonshëm shkarkimi i udhëheqësisë së KEK-ut, përgjegjësi politike për mafinë energjetike 19/04/2023