Atiq merr vendimin e parë, emëron nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut NULL NULL 19.05.2023 11:45 19.05.2023 11:45 Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka marrë edhe vendimin e parë menjëherë pas betimit. Në prononcimin e parë për media pas betimit, Atiq bëri edhe emërimin e parë në kabinetin e tij, njofton Klankosova.tv. Atiq emëroi Katerina Axhançiq si nënkryetare të komunës. “Ju informoj se sot, unë në cilësinë e kryetari të komunës, e emëroj zonjën Katarina Axhançiq për nënkryetare të komunës”, u shpreh Atiq. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.