Atiq kërkon të nis auditimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut për vitet 2021-22 NULL NULL 30.05.2023 16:52 30.05.2023 16:52 Kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka bërë të ditur se sot ka kërkuar zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit që të fillojë auditimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut për vitet 2021 dhe 2022. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një dokument, njofton Klan Kosova. “Sot kam kërkuar zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit që të fillojë auditimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut për vitet 2021 dhe 2022”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.