Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Atiq: Derisa të jem kryetar, detyrën do ta kryej vetëm nga ndërtesa komunale (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 06.06.2023 20:29

Çdo dokument që del nga objekti i Komunës së Mitrovicës Veriore, tash e tutje do ta ketë të stampuar vulën e re.

Flamuri bashkë me shkrimin “Republika e Kosovës” do të zëvendësojë atë që dikur shkruhej Zyra Administrative e Mitrovicës së Veriut.

Ky është njëri nga vendimet që mori kryetari i ri, Erden Atiq, javën e kaluar prej kur edhe filloi protokollimi i dokumenteve me sistemin e ri.

Në plan, Atiqi ka edhe vendime e punë të tjera, por a do të jetë edhe gjatë në pushtet që t’i kryejë ato, tha se nuk e di, raporton Klan Kosova.

I pari i kësaj komune i cili më 19 maj u betua si kryetar i Mitrovicës së Veriut, nuk pati përgjigje as nëse do të kandidojë nëse do të mbahen zgjedhjet e shumëkërkuara nga ndërkombëtarët.

Por, sado që i bie ta shijojë karrigen e kryetarit, Atiqi tha se atë do ta bëjë veç në ndërtesën komunale, e jo në objektin tjetër ku Partia Demokratike e Kosovës i kërkoi të shkojë. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.