Lajmet e fundit

Një zjarr ka shkatërruar tërësisht një lokal në Athinë, ndërsa dëme të mëdha materiale kanë pësuar edhe tri banesa mbi objekt.
Sipas autoriteteve greke, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa hetimet i ka marrë në dorë Policia greke, e cila dyshon se mund të bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Në të njëjtin lokal, më 22 shkurt 2023, ishte vrarë me një plumb 37-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami, shkruan abcnewsal, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet greke nuk kanë deklaruar nëse zjarri ka ndonjë lidhje me vrasjen e Islamit.