Atentati ndaj Trumpit, jep dorëheqje shefja e Shërbimit Sekret të ShBA-së NULL NULL 23.07.2024 17:18 23.07.2024 17:18 Drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Kimberly Cheatle, ka ofruar dorëheqjen e saj pas kritikave mbi këtë institucion lidhur me atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, raporton CNN-i. Kjo lëvizje vjen pasi ligjvënësit dhe një monitorues i brendshëm qeveritar po avancojnë me hetime mbi mënyrën se si kjo agjenci e ka menaxhuar situatën e mbrojtjes së Trumpit gjatë fushatës së tij në Pensilvani. Përmes një komunikate, presidenti Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill, thanë që ishin mirënjohës për shërbimin publik prej dekadash të Cheatlet. Ndërkaq, Bideni ka thënë që një drejtor i ri i Shërbimit Sekret do të emërohet së shpejti, pasi ky ost nuk kërkon aprovimin nga Senati. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.