Lajmet e fundit
Pasioni për gatimin për Atdhe Ukën nuk është thjesht një trend i rrjeteve sociale.
Ai ka treguar se dashuria për kuzhinën ka nisur që në fëmijëri, ndërsa një rol të rëndësishëm në këtë rrugëtim ka pasur babai i tij.
Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Atdheu rrëfeu se babai i tij ka punuar në një restorant italian në Zvicër, ku është marrë me përgatitjen e picave, pastave dhe recetave të tjera italiane.
“Ka nisur krejt prej babës. Baba ka punuar në një restorant italian në Zvicër. Ka bërë pasta, pica, receta italiane. Edhe prej i vogël, kur ka gatuar babi, gjithmonë ka dukur interesante”, tregoi Uka.
Edhe pse nuk ka punuar si kuzhinier profesionist, Atdheu thotë se ka krijuar përvojë të konsiderueshme duke gatuar për veten dhe njerëzit e afërt. Ai gjithashtu pranon se gatimi në një kuzhinë profesionale është një tjetër nivel.
“Unë nuk kam punuar kuzhinier më herët. Di goxha mirë për kuzhinë, por nuk e krahasoj veten me dikë që mundet me mbajt një sallë komplet me 30-40 veta. Ajo është skill tjetër”, tha ai.
A do e shohim Ukën në edicionin e sivjetëm të BBVK 5?
Ndiqni intervistën e plotë: