22:59, 19 Shkurt 2020

Atalanta ka vazhduar të sjell befasi.

Pas kalimit të grupeve në Champions League, ekipi italian e ka “demoluar” Valencian me rezultat 4 me 1.

Golin e parë Atalanta e ka shënuar në minutën e 16-të Hans Hateboer.

Shoun e golave e kanë vazhduar edhe Josip Ilicic, Remo Freuler.

E në skenë u rikthye sërish Hans Hateboer, duke realizuar për 4 me 0.

Golin e nderit spanjollët e realizuan në minutën e 66-të me Denis Cheryshev.

Në ndeshjen tjetër të 1/16-tës të Champions Leipzig e ka befasuar Tottenhamin e udhëhequr nga Jose Mourinho.

Gjermanët golin e epërsisë e shënuan në minutën e 58-të.

Timo Werner, nuk ia huqi pikës së bardhë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë