Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Atalanta deklason Veronën, shkëlqen Retegui e asiston Gjimshiti

NULL NULL
08.02.2025 16:45

Qëndroi vetëm 20 minuta.

Skuadra e Veronës nuk mundi më shumë t’i rezistojë Atalantas, pasi bergamasit në vazhdimin e pjesës së parë, do të tregoheshin të pamëshirshëm për kundërshtarin.

Në skenë doli Mateo Retegui, i cili deri në pushimin ndërmjet dy pjesëve, arriti ‘hat-trick’, teksa njërin prej këtyre tre golave, ia gatoi kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, raporton Klankosova.tv.

Fraksioni i parë u mbyll 0-4, pasi një gol e realizoi edhe  Ederson.

Retegui nuk u mjaftua me atë që bëri në 45 minutat e para, pasi shënoi sërish në pjesën e dytë.

Duke qenë se më çështja e fituesit nuk diskutohej, trajneri Gasperini e zëvendësoi Gjimshitin, pasi i duhet në mesjavë për Ligën e Kampionëve, njofton Klankosova.tv.

Pas këtij triumfi, Atalanta shkon në kuotën e 50 pikëve, një më pak se kampioni aktual, Inter, i cili gjendet në vendin e dytë, dhe katër më pak se Napoli i vendit të parë.

Nga ana tjetër, Verona ka 23 pikë dhe zë pozitën e 14.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.