15:13, 9 Maj 2019

Shkencëtari turk Dr. Umut Yıldız, i cili punon në Agjencinë amerikane të hapësirës NASA, në lidhje me projektin e udhëtimit në Mars, tha se “Shkuarja në Mars të paktën do të zgjasë 6 muaj. Ata që do të shkojnë do duhet të jetojnë 2 vite në Mars”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldız, këtë vlerësim e bëri gjatë prezantimit “Shkenca në misionet hapësinore” të organizuar në qytetin Izmir të Turqisë.

Ai i informoi të pranishmit në lidhje me misionet e NASA-s në hapësirë. Lidhur me punimet rreth diellit ai tha se është dëguar një anije kozmike “Parker Solar Probe”.

“Ky mjet do t’i afrohet rreth 6,2 milionë kilometra diellit dhe do të zhvillojë hulumtime. Ndërsa mjeti të cilin vitin e ardhshëm do ta dërgojmë në Mars, do të zbresë në planetin e kuq në vitin 2021”, tha Yıldız.

Në lidhje me udhëtimin në Mars, Yıldız tha se vazhdon procesi i ndërtimit të raketës dhe se brenda 2 viteve do të zhvillohen fluturimet testuese, shkruan Anadolu Agency përcjellë Klan Kosova.

Sipas tij, raketa ka një kapsulë për 4 persona.

“Shkuarja në Mars të paktën do të zgjasë 6 muaj. Ata që do të shkojnë do duhet të jetojnë 2 vite në Mars, sepse Marsi dhe Toka në çdo 26 muaj i afrohen njëra-tjetrës. Udhëtimi duhet të zhvillohet gjatë kësaj periudhe. Nuk mund të shkoni dhe të ktheheni nga Marsi atëherë kur dëshironi. Nëse dëshironi të shkoni në Mars duhet të jetoni 3 vite me 3 persona të tjerë”, shtoi ai.

Konkurs Pune

Lexo më shumë