19:33, 12 Qershor 2019

Instrumentisti i njohur, Astrit Stafaj, ka bërë të ditur se provat tashmë janë kryer dhe se tani gjithçka është gati për koncertin e grupit “Gjurmët” që do të mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë me rastin e 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit.

Ai këto informacione i dha në emisionin Ora e Pasdites në Klan Kosova duke treguar se është ndjerë jashtëzakonisht mirë kur ka pranuar ftesën që të jetë pjesë e këtij koncerti.

“Kur bashkëpunon me njerëz profesionistë dhe kur ke të bësh me një atmosferë ku mbizotëron energjia pozitive; normalisht se aty gjithçka shkon për mrekulli. Provat tashmë janë kryer dhe gjithçka është gati për koncertin e natës së sotme. Besoj se të gjithë jemi të gatshëm për ta dhënë më të mirën e mundshme për publikun kosovar”.

“A ka gjë më të bukur se për 20 vjetorin e çlirimit të Prishtinës të organizohet ky mega-koncert ku dëgjuesit do ta kenë rastin t’i dëgjojnë këngët e bukura të grupit ‘Gjurmët’”.

“Unë jam rritur me këngët e këtij grupi dhe ka qenë ndjenjë e mrekullueshme kur kam pranuar ftesën që të përforcojë së bashku me ta në këtë koncert. Unë sonte do të luajë me mandolinë. Do ta performojë këngën ‘Pranvera fillojë me ardhë’”.

“Gjeneratat e vjetra nuk e përziejnë miqësinë me punë dhe kjo gjë më pëlqen. Ata e marrin punën me shumë përgjegjësi dhe marrin parasysh çdo detaj. Ndërsa publiku është si një lojë ping-pongu; ne u japim emocione dhe ata na i kthejnë ato”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë