22:48, 17 Gusht 2019

Atleti kosovar, Astrit Kryeziu, ka thënë se derisa po stërvitej në stadiumin “Agush Isufi” në Kamenicë, është kërcënuar nga një qytetar dhe gati sa nuk është rrahur.

Sipas tij, pas raportimit të rastit në Polici, kërcënime të ngjashme ka marrë edhe nga disa pjesëtarë të këtij institucioni, njofton Klan Kosova.

“Sot me datë 17.08.2019 në stadiumin ‘Agush Isufi’ gjatë seancës stërvitore, kam hasur në një kërcënim nga ana e një qytetari (me fyerje më të ndryshme dhe derisa gati edhe në përleshje fizike), ku pastaj njoftohet edhe Policia, të cilët më ndaluan nga procesi stërvitor dhe në mënyrë te çrregullt fillova të marr kërcënimet e njëjta edhe nga Policia”.

“Unë si sportist profesionist, ish-përfaqësues i Reprezentacionit të Shqipërisë dhe tani përfaqësues i Reprezentacionit të Kosovës, jam shumë i prekur nga ky rast”.

“Stadiumi është për aktivitete sportive dhe jo për rekreacion kujt t’i teket të hyjë dhe t’i pengojë sportistët e aq me keq kur janë reprezentues te shtetit dhe pjesëmarrës në lojëra Olimpike, kampionate Botërore, Europiane dhe Ballkanike”.

“Me të vërtetë është për të ardhur keq. Kërkoj nga organet komunale që të ndërmarrin masa dhe të vendosen përgjegjësit për mbikëqyrjen e stadiumit dhe të vendoset rregull. Ne duhet të jemi të sigurt e jo të kërcënohemi”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë