Associated Press reagon pas sulmit: Jemi të tronditur dhe të tmerruar

Associated Press reagon pas sulmit: Jemi të tronditur dhe të tmerruar

NULL NULL
8 months më parë

Presidenti i agjencisë të lajmeve Associated Press (AP), Gary Pruitt, ka lëshuar një deklaratë pas sulmit ajror nga Izraeli mbi objektin ku ndodheshin zyret e tyre dhe disa mediumeve të tjera ndërkombëtare në Gaza.

Edhe pse gazetarët ishin paralajmëruar për këtë sulm, sipas Pruitt, ata prapë janë shokuar dhe tmerruar se Izraeli i kishte nën shënjestër zyrat e tyre.

“Ne jemi të tronditur dhe të tmerruar që ushtria izraelite ka shënjestruar dhe shkatërruar ndërtesën ku ndodhej zyrja e AP-së dhe organizatat e tjera të lajmeve në Gaza. Ata e kanë ditur prej kohësh vendndodhjen e zyrës sonë dhe e dinin që gazetarët ishin aty. Ne morëm një paralajmërim se ndërtesa do të sulmohej”, tha Pruitt.

Pruitt është i bindur se tani do të dihet më pak për çfarë po ndodh në Gaza.

“Bota do të dijë më pak për atë që po ndodh në Gaza për shkak të asaj që ndodhi sot”.

Para se të ndodhte ky sulm që e bëri rrafsh me tokë ndërtesën shumëkatëshe, korrespodenti i AP-së në Gaza, Fares Akram, shkroi në Tëitter.

“Dhe tani bombat mund të bijnë në zyrën tonë. Ne vrapuam të zbrisnim shkallëve nga kati i 11-të dhe tani duke e parë ndërtesën nga larg po lutemi që ushtria izraelite të tërhiqet”.