Assad: Rusia shpëtoi Lindjen e Mesme - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Assad: Rusia shpëtoi Lindjen e Mesme

NULL NULL
04/10/2015
Për presidentin sirian Bashar al-Assad, ndërhyrja ushtarak e Rusisë dhe bombardimet nga ajri të shtetit rus, janë jetike për tërë Lindjen e Mesme.

Derisa Moska ka rritur intensitetin e sulmit, presidenti sirian, Bashar al-Assad ka thënë se intervenimi ushtarak i Rusisë ishte krucial për tërë Lindjen e Mesme, shkruan Al Jazeera, përcjellë Klan Kosova.

Në një intervistë për një televizion iranian këtë të diel, Assad ka deklaruar se aleanca e Sirisë me Rusinë, Irakun dhe Iranin “duhet të funksionojë, përndryshe i gjithë regjioni do të shkatërrohet”.

“Gjithsesi, shanset për suksesin e këtij koalicioni janë shumë të mëdha”, ka deklaruar Assad.

Për të pestën ditë rresht, Rusia po deklaron se është duke bombarduar bazat e shtetit islamik – ISIS, por kritikët nga perëndimi, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thonë se Rusia nuk ka për qëllim shkatërrimin e ISIS-it, por demolimin e kundërshtarëve të Assad-it.

klankosova.tv