Lajmet e fundit

Tom Aspinall ka vendosur të dorëzojë titullin e kampionit të peshave të rënda të UFC-së, duke i dhënë fund mbretërimit të tij për shkak të problemeve të vazhdueshme pas dëmtimit në sy të pësuar në përballjen me Ciryl Gane në UFC 321.
Sipas UFC-së, Aspinall ka zgjedhur të mos e mbajë më peng divizionin ndërsa vazhdon rikuperimin. Me largimin e tij nga froni, Ciryl Gane është ngritur në statusin e kampionit absolut, pasi francezi kishte fituar titullin interim në qershor, transmeton Klankosova.tv.
Dhe Gane tashmë e di edhe emrin e kundërshtarit të parë në mbrojtjen e titullit. Francezi do të përballet me amerikanin e pamposhtur Josh Hokit në duelin kryesor të UFC 334, më 14 nëntor në Madison Square Garden, New York. Hokit vjen në këtë përballje me rekord perfekt 10-0.
Kështu, divizioni i peshave të rënda hyn në një kapitull të ri: Aspinall largohet nga froni, Gane bëhet kampion absolut dhe Hokit merr shansin më të madh të karrierës së tij