‘Asnjë vajzë e lindur’ në tre muajt e fundit në 132 fshatra të Indisë NULL NULL 23.07.2019 16:29 23.07.2019 16:29 Një hetim mbi abortet e dyshimta selektive është nisur nga magjistratët në një lagje të Indisë veriore pasi të dhënat e qeverisë treguan se asnjë prej 216 fëmijëve të lindur nëpër 132 fshatra për tre muaj nuk ishin vajza. Autoritetet në Uttarkashi, shteti Uttarakhand, thanë se niveli zyrtar i lindjeve ishte “alarmues” dhe vuri në dukje se abortet ndodhën në fetuset e gjinisë femërore, njofton Klan Kosova. India e nxori jashtë ligjit abortin selektiv të fetuseve femra në vitin 1994, por praktika mbetet e zakonshme në vend, ku prindërit shpesh i shohin djemtë si shtylla dhe vajza si detyrime të kushtueshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 26 minuta më parë