Asnjë shenjë se shpërthimi i vullkanit La Palma është afër fundit (VIDEO) NULL NULL 17.10.2021 17:37 17.10.2021 17:37 Nuk ka asnjë shenjë se shpërthimi vullkanik në ishullin spanjoll të La Palmës po përfundon të dielën, katër javë pasi filloi. Vullkani Cumbre Vieja vazhdoi të prodhojë një zhurmë të vazhdueshme, të shoqëruar me dhjetëra tërmete të vegjël. Shtylla e hirit e nxjerrë nga krateret ishte e lartë disa kilometra dhe vazhdoi të mbulonte një zonë të gjerë me hirin vullkanik. Vullkani deri më tani ka shkatërruar më shumë se 1 mijë e 800 ndërtesa, megjithëse evakuimet e shpejta kanë ndihmuar në shmangien e viktimave në ishull, raporton AP, transmeton Klankosova.tv. Pamjet e fundit satelitore treguan se shkëmbi i shkrirë ka mbuluar 754 hektarë shumica e tij në fshat dhe tokë bujqësore. Pothuajse 60 kilometra rrugë janë shkatërruar gjithashtu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen 6 minuta më parë
Kosova Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë 8 minuta më parë
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 45 minuta më parë