20:34, 24 Janar 2020

Raportin me 23 rekomandime e kanë gati, por vëzhguesit e Bashkimit Europian që monitoruan procesin para dhe paszgjedhor të 6 tetorit, nuk e kanë idenë se çka ndodhi me zarfet e ardhura nga Serbia e që u tha se janë të helmuara.

I pakënaqur me reagimin e autoriteteve kosovare karshi këtij incidenti është edhe zëvendësi i kryesueses së misionit të vëzhguesve të BE-së, njofton Klan Kosova.

Epilogun final nuk e dinë as në Prokurorinë Themelorë në Prishtinë që mori përsipër zbardhjen e këtij rasti. Përfaqësues të këtij institucioni thonë se po presin një përgjigje prej një laboratori jashtë vendit pa treguar se ne cilin, ku i kanë dërguar fletëvotimet për ekspertizë.

Kronikë nga Arbëresha Shpati

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë