Asnjë rast i ri me koronavirus në Pekin NULL NULL 07.07.2020 08:38 07.07.2020 08:38 Pekini nuk ka raportuar asnjë rast të ri të transmetuar në vend për herë të parë që kur filloi shpërthimi i koronavirusit muajin e kaluar. Përhapja – e cila ishte e lidhur me një treg të madh ushqimesh në kryeqytet – ka çuar në të paktën 335 infeksione. Ajo shtyri testime masive, mbyllje të disa vendeve dhe kufizime të udhëtimit për njerëzit në të paktën 27 nga lagjet e Pekinit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Qyteti nuk ka raportuar më shumë se tre raste të reja ditore në javën e kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.