Asnjë i vdekur dhe 40 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit NULL NULL 09.10.2021 15:03 09.10.2021 15:03 Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur në 24 orët e fundit në vend. Në ndërkohë edhe 40 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga gjithsej 2870 testime të kryera. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive në vend është 1.226, sipas të dhënave nga IKSHPK-ja. Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë