Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asnjë i vdekur dhe 16 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

NULL NULL
22.10.2021 14:57

Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Në ndërkohë janë konfirmuar edhe 16 raste të reja pozitive nga 2.115 testime të kryera.

Sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 157.151. Në total numri i rasteve aktive në vend është 481.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.287 doza të vaksinës kundër COVID-19, njofton Klankosova.tv.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.525.230 doza të vaksinës. Deri më sot 691.004 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.