Asnjë i interesuar për ta vizituar Gjykatën Kushtetuese (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asnjë i interesuar për ta vizituar Gjykatën Kushtetuese (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 3 months më parë

Gjykata Kushtetuese, me rastin e Ditës së Kushtetutës, e ka mbajtur aktivitetin “Dita e Gjykatës së Hapur”.

Ky aktivitet kishte për qëllim vetëdijesimin dhe informimin më të mirë të opinionit publik për rolin dhe funksionin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe për rritjen e nivelit të transparencës ndaj publikut.

Gjithsesi, për të parë punën që bëhet në institucionin më të lartë të drejtësisë në vend, por edhe zyrat ku janë marrë disa prej vendimeve më të rëndësishme, nuk kishte të interesuar gjatë së premtes.

Kështu nuk ndodhi edhe gjatë javës, meqë siç u tha, të mërkurën dhe të enjten, pati vizita të studentëve si dhe grupeve të ndryshme profesionale.

Ky aktivitet, që u realizua sivjet për herë të parë, po synohet të bëhet tradicional.