Asllanaj: Mustafa nuk e ka kapur LDK-në NULL NULL 03/06/2015 03/06/2015 Kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj ka vlerësuar se procesi i brendshëm zgjedhor në LDK ka qenë demokratik dhe nuk ka pasur shkelje të statutit e të procedurave. Ai ka thënë se Isa Mustafa e ka marrë besimin e plotë të delegatëve në Këshillin e Përgjithshëm për ta drejtuar edhe një mandat LDK-në. Asllanaj gjatë një interviste për “Epokën e re”e ka kundërshtuar edhe deklaratën e Fatmir Sejdiut, se Mustafa e ka kapur LDK-në. Sipas tij, disa deputetë nuk janë pjesë e Këshillit të përgjithshëm të LDK-së për shkak se nuk i kanë respektuar vendimet e partisë në Kuvendin e Kosovës. Ai beson se brenda kësaj jave do të zgjedhet kryesia e re e LDK-së.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022