Askush nuk ia zgjat dorën Maqedonisë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Askush nuk ia zgjat dorën Maqedonisë

NULL NULL
12/05/2015
Maqedonia ka kërkuar ndihmë nga 17 vende.porse asnjë nga këto vende nuk e ka ndihmuar vendin fqinj.

Ambasadorja e Maqedonisë në Kroaci, Daniela Karagjjozoska, tha se për shkak të sulmit në Kumanovë , Maqedonia ka kërkuar ndihmë nga vendet e tjera, por askush nuk është përgjigjur pozitivisht.

“Pasi shpërthyen përleshjet e armatosura në Lagjen e Trimave në Kumanovë, Maqedonia ka kërkuar ndihmë nga 17 vende. Disa prej tyre janë nga rajoni, dhe disa anëtarë të aleancës së NATO-s, por askush nuk donte që ta na ndihmojë. Shumica nuk i janë përgjigjur kërkesës”, tha Karagjiozoska, transmeton TetovaSot.

Ajo shtoi se autoritetet maqedonase kanë kërkuar të dhëna për zbulim që do të ndihmonte në luftën kundër terrorizmit, por askush nuk donte të ofrojë ndihmë..