Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asisti i 623-të: A ishte ky edicioni më emocionues?

NULL NULL
16.06.2025 14:29

Sot me fillim nga ora 19:30 vjen Asisti i 623-ti me radhë.

Në emisionin super ekskluziv basketbollistik, do të bëhet analiza e krejt edicionit të garave të Superligës dhe jo vetëm.

A ISHTE KY EDICIONI MË EMOCIONUES?

Tash kur çdo gjë mori fund për edicionin e sivjetmë dhe skuadrat kanë shkuar në pushime, ASISTI 623 bënë rekapitulimin e një edicioni emocionues me shumë momente të bukura por edhe mangësi dhe çaste ‘jo të bukura’.

Dy legjendat dhe emrat e paharrueshëm të basketbollit kosovar, Blerim Vuniqi dhe Naim Hajrizi sonte bëjnë përmbledhjen e edicionit që e lamë pas nesh, transmeton Klankosova.tv

Sa ishte konkurrues ky edicion?

Cili ishte rivaliteti më i madh midis klubeve?

Kush ishte surpriza më e madhe e këtij edicioni, për të mirë dhe për të keq?

Cila skuadër tejkaloi pritjet dhe cila dështoi?

Cili ishte derbi më emocionues i sezonit?

Cila ishte atmosfera më e “nxehtë”?

Çka sjell edicioni i ri?

Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 623 në analizën me dy legjendat dhe ikonat e basketbollit kosovar Blerim Vuniqin dhe Naim Hajrizin me fillim nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.