ASISTI 625 i fundit për sivjet premton mbrëmje të zjarrtë NULL NULL 30.06.2025 11:52 30.06.2025 11:52 ASISTI 625 i fundit për sivjet do të jetë shumë i nxehtë. Sot në studio flasin kryetarët e klubeve të elitës së basketbollit kosovar, ProCredit Superligës. Edhe pse kampionati përfundoi tash e një muaj dhe lojtarët e trajnerët i filluan pushimet verore, menaxhmentet e klubeve nuk po flenë. Si kurrë më parë, muaji qershor ka qenë përplot me lëvizje, transferime dhe përgatitje për edicionin e ardhshëm.Me një fjalë, klubet e Superligës “e kanë fut marshin në shpejtësinë turbo” . Transferime të trajnerëve, lojtarëve vendor dhe disa tashmë kanë filluar t’i kryejnë edhe transferet e të huajve. Gjithashtu, analiza e të mirave dhe të këqijave të kampionatit që shkoi. Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 625 të fundit për sivjet i cili do të jetë shumë i nxehtë me kryetarët e klubeve të Superligës me fillim nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.