Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asisti 537: Tregimi i Trepçës – nënkampione e edicionit 2022-23

NULL NULL
29.05.2023 21:17

Mysafirë special kryetari i KB Trepçës Vullnet Sefaja, kapiteni Valdrin Haxhiu dhe lojtari më i dobishëm i skuadrës këtë edicion, Drilon Hajrizi.

Në vazhdën e rekapitullimit të njërit prej edicioneve më atraktive dhe më dramatike në histori të basketbollit të pavarur kosovar ASISTI 537 sonte sjell tregimin e nënkampiones aktuale, KB Trepçës.

Mysafirët e ftuar, kryetari i KB Trepçës Vullnet Sefaja, kapiteni Valdrin Haxhiu dhe lojtari më i dobishëm i skuadrës këtë edicion, Drilon Hajrizi rrëfejnë prapaskenat dhe gjithë atë që opinioni nuk e ka parë dhe dëgjuar gjatë këtij edicioni.

Njëra prej skuadrave më të suksesshme në basketbollin tonë, KB Trepça, në pranverën e vitit 2021 luftonte për mbijetesë në Play Out kurse tash dy vite më vonë në thesarin e klubit ka sjell dy Kupa të Kosovës (2022, 2023), një Superkupë Mbarëkombëtare Shqiptare (2022) dhe ishte në tri finale: finalen e Play Offit të Artmotion Superligës 2022, finalen e Play Offit të sivjetmë të Prince Caffe Superligës 2023 dhe në finalen e Superkupës së Kosovës 2022.

Kryetari Sefaja rrëfen se

Çka ndodhi krejt gjatë këtij rrugëtimi?

Cilat ishin momentet më të vështira?

Si e cilëson edicionin e sivjetmë?

Çfarë mesazhi ka për adhuruesit e basketbollit në Mitrovicë lidhur me edicionin që tashmë përfundoi?

Sonte ASISTI 537 sjell përmbledhjen dhe tregimin e gjithë asaj që ndodhi nga përfundimi i finales së vitit të kaluar kur e humbi titullin nga Ylli në Qershor 2022 dhe menjëherë filloi riorganizimin për edicionin që tashmë e lamë pas nesh e deri te finalja fenomenale me Pejën e cila shkoi në pesë ndeshje, madje në vazhdime dhe u vendos në sekondën e fundit.

Si e cilësojnë serinë e sivjetme finale me Pejën, Valdrini dhe Driloni?

Si do t’i mbajnë në mend finalet e sivjetme dhe çka ishte vendimtare?

ASISTI 537 sonte sjell dy video-përmbledhjet e veçanta, vjeshta 2022 dhe pranvera 2023 të cilat më pas diskutohen me mysafirët special.

Si u riorganizuan verën e kaluar duke transferuar Erjonin e Tmushiqin nga Ylli?

Pse erdhi deri te kriza e madhe pas startit të suksesshëm në vjeshtë dhe triumfit në Superkupën Mbarëkombëtare Shqiptare?

Pse vendosën të ndajnë rrugët me Lubomir Minqevin, ish sleketorin bullgar dhe njeriun që solli dy trofet e parë pas një dekade?

Si erdhi selektori maqedonas Aleksandar Jonqevski në vend të Minqevit?

Pse dështoi Jonqevski?

Kush ishte “kumbar” i ardhjes së trajnerit Gençoglu në Trepçë?

Si ndodhi këndellja e Trepçës në pranverë e cila kulmoi me triumf në Kupën e Kosovës?

Ekskluzivisht në ASIST, kryetari Sefaja shpalos detajet e largimit të trajnerit Gençoglu midis serisë finale me Pejën.

Pse u largua Gençoglu?

Në ASISTIN 537 me mysafirët flitet edhe për gjërat të cilat lënduan basketbollin kosovar sivjet.

Si e komenton kryetari Sefaja skandalin me referët grek gjatë serisë gjysmëfinale me Sigal Prishtinën?

Çka thotë për incidentet e vandalizmin në edicionin e sivjetmë dhe si do ta vazhdoj luftimin e kësaj dukurie?

Si u komentuan ofendimet dhe sharjet e ulëta në adresë të lojtarëve, anembanë palestrave në vendin tonë?

Si propozojnë të veprohet në të ardhmen?

Krejt në fund të ASISTIT 537, kryetari i Trepçës Vullnet Sefaja tregon ekskluzivisht se

Me cilët lojtarë i kanë vazhduar kontratat?

A mbeten Erjoni dhe Tmushiqi në Trepçë?

A do të largohet Musab Mala?

A ka kontaktuar Trepça me Janin, Lejsonin, Dustinin e Gëzim Morinën?

Cilët lojtarë të huaj mbeten në Minatori?

A po shkon Daniels në Pejë?

A ka nënshkruar Trepça me Dardan Kapitin e ri i cili po luan në NCAA?

Gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 537 me shumë lajme ekskluzive lidhur me KB Trepça nga Vullnet Sefaja kryetari i klubit, Valdrin Haxhiu kapiteni dhe Drilon Hajrizi, lojtari më i mirë sivjet.

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, ASISTI 537 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme