ASISTI 527: Ish-ylli i NBA Gordan Giriqek dhe debati rreth Rezart Memedit NULL NULL 20.03.2023 10:47 20.03.2023 10:47 ASISTI 527 sonte është super-special me dy tema dhe mysafirë të jashtëzakonshëm. Rasti “Rezart Memedi” lidhur me statusin e lojtarit prishtinas dhe, ankesat, vendimet, revokimet e vendimeve, vendimet e reja e mospajtimet dhe thjeshtë një sagë e vërtet të cilën do të tentojmë ta qartësojmë dhe sqarojmë sonte në ASIST me të gjitha palët e përfshira: Korab Sejdiu – Kryetar i Komisionit Arbitrar; Leart Hoxha – Kryetar i Komisionit të Garave; Blerand Stavileci – Kryetar i Sigal Prishtinës dhe Ideal Bakija – Kryetar i Vëllaznimit. Çka thonë mysafirët lidhur me temën e cila dy javët e fundit ka shkaktuar reagime të shumta në opionin dhe ende nuk ka epilog: ankesa e KB Vëllaznimit lidhur me statusin e Rrezart Memedit të Sigal Prishtinës që ishte angazhuar në ndeshje me Vëllaznimin. Pse është ankuar Vëllaznimi për Memedin? Cilat janë argumentet e Vëllaznimit? Cili është statusi i Rrezart Memedit ; si e ka fituar nënshtetësin? Cilat janë argumentet e Sigal Prishtinës që Rezart Memedin e aktivizojnë si lojtar vendor? Pse Komisioni i Garave fillimisht aprovoi ndryshimin e statusit të Memedit si vendor e pastaj e revokoi atë? Pse dhe si u morën vendimet në shkallën e parë nga Komisioni i Garave dhe pas ankesave në Shkallën e Dytë në Komosionin Arbitrar që ktheu rastin në rishqyrtim, ato vendime u revokuan? Pse u ankua Sigal Prishtina në vendimet e sërishme të Komisionit të Garave? Vendimet e reja të shkallës së parë dhe të dytë me rekomandime për FBK përsëri shkaktuan paqartësi dhe mospajtime, pse? Me një fjalë : sagë e vërtet të cilën do të tentojmë ta qartësojmë sonte në ASIST me njerëzit kompetent dhe të gjitha palët e përfshira: Korab Sejdiu, Kryetar i Komisionit Arbitrar Leart Hoxha, Kryetar i Komisionit të Garave Blerand Stavileci, Kryetar i Sigal Prishtinës Ideal Bakija, Kryetar i Vëllaznimit Super – speciale e natës, ish ylli i NBA Gordan Giriqek në ASIST. Ish ylli NBA Rookie i Vitit 2003 në kohën kur luante për Memphis Grizzlies dhe Orlando Magic së bashku me legjendarin Tracy McGrady dhe i cili u përball me gjigantët si Michael Jordan,Allen Iverson , Kobe Bryant e Shqauille O’Neal me të cilin më vonë ishte edhe bashkëlojtarë në Phoenix Suns , sivjet erdhi në Koosvë dhe ASIST. Gordan Giriqek dhe menaxheri i Operacioneve të NBA Erik Brucker janë në Kosovë për ta promovuaredicionin e dytë të Jr.NBA programit në vendin tonë Cila ishte befasia që ja përgatiti ASISTI dhe si reagoi për diçka pamjet që kurrë në jetë nuk i kishte parë? Çka i tha Giriqek Agon Fehmiut për ritakimin në ASIST pas 20 viteve? Çka do t’ju tregoi fëmijëve kosovar ish NBA ylli? ASISTI 527 sonte vjen edhe me analiza dhe tregime nga xhiro 26 e Prince Caffe Superligës dhe në veçanti kryendeshja Trepça – Peja, në ambientin fantastik të palestrës Minatori. ASISTI analizon edhe kryendeshjen e mbetur të xhiros 25 dhe El Clasicon fantastik mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës së bashku me komplet xhiron 26 dhe Pesëshen e MVP-in e Javës në ASIST. Basketbolli femëror përfundoi edicionin e dytë të Ligës Unike me Final Fourin i cili u përshkua me skandal në gjysëmfinalen e parë Flamurtari – Prishtina por megjithatë prishtinasit për ta respektuar ngjarjen nuk u tërhoqën dhe përfunduan garën ku kampione u shpallën Partizanet e Tiranës. Sonte në ASIST edhe çerekfinalja e kthimit e ndeshjes e historike që e zhvilloj Sigal Prishtina në Europe North Basketball League (ENBL) kundër top skuadrës polake King Szczecin në Poloni. Si u paraqit Prishtina dher kush u kualifikua tutje? Blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona Shqiptarët në Botë dhe NBA në ASIST edhe sonte sjellin lajmet më të freskëta e interesante dhe krejt në fund, Top 10 aksionet fantastike të xhiros 26 të elitës së basketbollit kosovar, Prince Caffe Superligës Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, ASISTI 527 shumë special me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën