ASISTI 496 sonte: Analizë e plotë e ndeshjeve të playoffit në Artmotion Superligë, Euroligë, Aba Ligë dhe NBA NULL NULL 23.05.2022 19:32 23.05.2022 19:32 ASISTI 496 sjellë raportet dhe analizën e plotë të ndeshjeve gjysmëfinale dhe atyre finale të playoffit në Artmotion Superligë, Euroligë, Aba Ligë si dhe në NBA. Këtë të hënë duke nisur nga ora 21:00 në Sport 1 dhe pasmesnate në Klan Kosova java nis me premierën e 496-të të emisionit të vetëm ekskluziv kushtuar basketbollit në vendin tonë, Asistit. Faza e playoffit po vazhdon e nxehtë në të gjithë garat botërore të basketbollit, duke nisur nga vendi ynë, aty ku dy skuadrat më të mira sivjet, Golden Eagle Ylli dhe Trepça kanë nisur serinë finale përballë njëra-tjetrës dhe veçse kanë dhuruar një ndeshje të parë fantastike, raportin dhe analizën e plotë të së cilës mund ta përcillni në ASIST. Si arriti Trepça të mposhtë Pejën brenda në “Karagaq” për të kaluar në finale? Sa trepikësha dështoi t’i realizonte Henrik Shirko para se të realizonte atë vendimtarin? Çfarë tha pas ndeshjes trajneri i Yllit, Adis Beçiragiq dhe cili ishte problemi i Trepçës sipas Ljubomir Minqevit? Këto dhe shumë të tjera do të diskutohen në studion e ASISTIT 496 me mysafirin e ftuar në studio, ndihmës-trajnerin e skuadrës së Prishtinës, Andin Rashicën, i cili përveç se analizon ndeshjet e playoffit na tregon më të rejat edhe rreth brendit Dooke, me të cilin do mundohet t’i ndihmoj skuadrat në lidhje me menaxhimin. Normalisht, si në çdo ASIST tjetër edhe këtë herë nuk mungon as blloku I veçant “Shqiptarët në Botë” ku do njoftoheni mbi paraqitjen briliante të Edon Maxhunit në finalen e parë të kampionatit të basketbollit në Holandë teksa skuadra e tij synon titullin kampion. Krejt në fund fluturimin basketbollistik të Asistit 496 e zhvendosim në palestrat ndërkombëtare, ku po zhvillohet faza playoff në ABA dhe Euroligë teksa në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA tashmë kanë nisur finalet e konferencave. Si po shkon seria mes Bostonit dhe Miamit në finalet e Lindjes? Cili është faktori kyq në suksesin e Golden State në playoff dhe çfarë po i mungon Dallasit? Kush do e ketë zgjedhjen e parë në NBA Draftin e këtij viti? Këto dhe shumë të tjera në premierën e episodit të 496-të në ASIST, mos i humbisni! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Të dielën nis Kupa e Botës për Klube: 32 skuadra në garë, por kush janë favoritët 6 orë më parë