ASISTI 489 sjell sonte tregimin për fitoren e Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike dhe xhiron e fundit në basketbollin vendor NULL NULL 04.04.2022 16:41 04.04.2022 16:41 Sigal Prishtina arriti një fitore të madhe, që ishte historike, për shkakun se ishte suksesi i 50 i klubit kryeqytetas në Ligën Ballkanike, me rezultat të ngushtë, të enjten që lamë pas, kundër klubit të Levskit nga Bullgaria, teksa sonte ASISTI 489 në premierën e tij sjell raportin komplet të asaj ndeshjeje me gjithçka që ka ndodhur dhe poashtu edhe intervistat e protagonistëve. Sonte në ASISTIN 489 mund të ndiqni tregimin e plotë për fitoren e 50 jubilare të Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike, që erdhi pas 40 minutave plot emocione dhe me rivalitet të madh e poashtu me rezultat të ngushtë kundër rivalëve bullgarë të Levskit. Si erdhi deri te fitorja e Prishtinës dhe cili ishte momenti vendimtar? Çfarë deklaruan trajnerët e dy skuadrave pas ndeshjes? Poashtu në emisionin ekskluziv dhe të vetëm për basketbollin në vendin tonë mund të ndiqni edhe raportin e përgatitur për ndeshjet e playoffit të Ligës Unike, aty ku Rahoveci dhe Prizreni 16 u takuan në mesjavë, teksa këto dy skuadra së bashku edhe me gjashtë ekipet e tjera të elitës së basketbollit tonë zhvilluan ndeshjet e radhës kampionale në vikend, në kuadër të xhiros së 25-të në Artmotion Superligë, ku u zhvilluan tri përballje fantastike dhe tejet të zjarrta si Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli, Peja – Trepça dhe dueli direkt për pozitën e gjashtë mes Bashkimit dhe Rahovecit. Si u rikthye Sigal Prishtina nga -15 për ta bërë dramatike ndeshjen kundër Yllit dhe çfarë realisht ndodhi në fundin e duelit? Cili ishte momenti kyç që Peja triumfoi në duelin direkt për pozitën e dytë kundër Trepçës? Kush u largua nga Rahoveci dhe si kjo skuadër e humbi ndeshjen direkte kundër Bashkimit? Cila ishte pesëshja dhe MVP i javës në ASIST? Këto dhe shumë të tjera mund t’i mësoni ekskluzivisht në ASISTIN 489, teksa padyshim nuk do të mungojë as blloku i veçantë dhe special që nuk e gjeni askund tjetër “Shqiptarët në botë” si dhe raportet komplete dhe të detajuara për ndeshjet e xhiros së 25-të në ABA Ligë dhe asaj të 33-të në Euroligë që ishin xhirot e parafundit të stinorit të rregullt, teksa tani dihen shumica e skuadrave që do të jenë pjesë e playoffit në të dyja këto gara. Fluturimi basketbollistik vazhdon edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku liga më prestigjioze dhe atraktive e basketbollit botëror, ajo e NBA, po zhvillon javën e fundit të stinorit të rregullt, para se të nisin fazat e nxehta të Play-In dhe Playoff, teksa mësojmë lajmet interesante dhe përmbledhjen javore, ndërsa natyrisht krejt në fund, natën e mirë ASISTI 488 do t’ju thotë me TOP 10 AKSIONET E JAVËS. Të gjitha këto dhe shumë më tepër sonte në ASISTIN 489, duke filluar nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 20 minuta pas mesnate në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.