Asisti 484 analizon humbjen nga Norvegjia me yjet e Kosovës, Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin NULL NULL 28.02.2022 15:47 28.02.2022 15:47 Premiera e episodit 484 të ASISTIT, emisionit të vetëm dhe ekskluziv për basketboll në shqiptari, sonte nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe pas mesnate në Klan Kosova ka në fokus ndeshjen parakualifikuese për Eurobasketin 2025 të zhvilluar në palestrën “Minatori” mes Kosovës dhe Norvegjisë. Këtë ndeshje të rëndësishme Kosova e humbi ndonëse pati epërsi deri në 17 pikë, në pjesën e parë. Si erdhi deri te kjo humbje? Çka shkoi gabim? Kush ishin lojtarët më të mirë dhe cili prej yjeve zhgënjeu? Pse mbrojtja e Kosovës nuk funksionoi në pjesën e dytë dhe nuk arriti ta ndalë Heraldt Freyin? Këto dhe shumë të tjera mund t’i mësoni nga analiza e ASISTIT dhe biseda ekskluzive me tandemin e Kosovës: Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin. Gjithsesi, ASISTI sjell edhe përmbledhjen e ndeshjeve parakualifikuese të Shqipërisë ndërsa në kuadër të rubrikës unike “Shqiptarët në Botë”, këtë herë flasim për Edon Maxhunin dhe Finlandën e cila zhvilloi kualifikuesen për Botërorin 2023 ndaj Sllovenisë. Edoni i cili ishte vendimtar në fitoren ndaj Kroacisë muaj më parë, në prag të përballjes me sllovenë doli pozitiv me COVID 19 dhe për këtë flet ekskluzivisht për ASIST. Për më tepër, lajmi vjen edhe nga Turqia ku kenan Spahiu kthehet në kombëtare pas një pauze të gjatë. Gjitha këto dhe shumë më tepër: Euroleaguea, NBA dhe aksionet më të bukura nga ndeshja Kosovë-Norvegji sonte në ASISTIN 484 duke filluar nga ora 21:00 në Art Sport 1 dhe 10 minuta pas mesnatës në Klan Kosova. KËNAQUNI! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.