Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ashton Kutcher përlot nënën

NULL NULL
06.05.2015 12:41
Aktori rimodeloi shtëpinë e tij të fëmijërisë në Homestead, si një befasi speciale për nënën.

Përderisa dita e nënës për shumë djem do të thotë blerje e kartolinës dhe një buqete me lule, për Ashton Kutcher kjo ditë përfshiu ridekorimin e tërë shtëpisë.

Për ta ekzekutuar këtë surprizë, Ashton dhe e dashura e tij, aktorja Mila Kunis, kërkuan nga Diane që të qëndrojë në shtëpinë e tyre, me pretekstin që të kujdeset për vajzën e vogël.

Renovimi dhe rimodelimi i shtëpsë kërkoi gjithsej 27 ditë.

Kur çdo gjë përfundoi, Ashton e dërgoi nënën e tij në shtëpinë tashmë të ndryshuar plotësisht, duke e pritur me ankth reagimin e saj. Rezultoi se ideja dhe iniciativa ishte mjaft e mirë, pasi ajo me ta parë shtëpinë, e priti aq mirë sa derdhi dhe lot gëzimi.

ashton kutcher 2

“Nëna ime ishte ndikimi më i madh gjatë tërë jetës dhe unë do të bëj çdo gjë që mundem për ta falënderuar”.

“Është mënyra ime për t’i thënë: ‘Faleminderit, nëna ime”, tha 37 vjeçari, duke e quajtur këtë veprim ëndërr jetësore.

ashton kutcher 3

Kutcher jeton në Beverley Hills dhe rishtas është bërë baba i vajzës shtatëmuajshe Wyatt. Ai e bëri planifikimin e dizajnit të ri të shtëpisë duke e përdorur aplikacionin Houzz.

“Është shtëpia për të cilën kam ndihmuar të ndërtohet me njerkun tim Mark, kur isha 13 vjeç. Së fundmi kemi filluar të shtohemi në numër dhe disi është ngushtuar hapësira. Unë dhe motra ime sapo jemi bërë me fëmijë dhe këtë shtëpi desha ta bëj më të përshtatshme për gjeneratën e re “, shpjegoi Kutcher, i cili gjithashtu ka investuar në aplikacionin Houzz.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.