Asgjësohen miliona zogj në Britani dhe BE, si pasojë e shpërthimit rekord të gripit të shpezëve NULL NULL 03.10.2022 17:59 03.10.2022 17:59 Rreth 48 milionë zogj janë asgjësuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe BE gjatë vitit të fundit si rezultat i shpërthimit rekord të gripit të shpezëve. Në Mbretërinë e Bashkuar, 161 raste të gripit të shpezëve (HPAI) u zbuluan te zogjtë e zënë, duke çuar në asgjësimin e 3.2 milionë prej tyre, raporton BBC. Krahasuar me rekordin e mëparshëm, në vitin 2020/2021, ishin vetëm 26 raste, transmeton klankosova.tv. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se zogjtë e asgjësuar ishin “proporcion i vogël” i prodhimit total – rreth 20 milionë zogj në javë. Në vitet e mëparshme, virusi është zhdukur kryesisht gjatë muajve të verës, por ky shpërthim ka vazhduar gjatë gjithë vitit, duke u dëshmuar se përhapet më lehtë në popullatat e shpezëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hamza: Qeveria Kurti ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale (VIDEO) 11 minuta më parë