Asgjësohen 6 mijë bimë kanabis në Shkodër NULL NULL 19.06.2025 12:21 19.06.2025 12:21 Policia e Shqiperisë, foto ilustruese. Në Shkodër janë asgjësuar 5,999 bimë dhe fidanë të dyshuar si kanabis, pas kontrolleve intensive në terren dhe monitorimit ajror me dronë. Gjatë aksioneve u proceduan penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi dy roje mjedisi dhe pesë kryetarë fshatrash ku u gjetën bimët narkotike. Po ashtu, është shpallur në kërkim një shtetas, i dyshuar për kultivimin e 2,127 bimëve të konfiskuara më parë në fshatin Vigë-Mnelë, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv. Në njësitë administrative Pult, Shalë dhe Shosh u asgjësuan 688 bimë, ndërsa në Temal, Vau i Dejës u gjetën dhe shkatërruan 5,311 bimë dhe fidanë. Për këto raste janë nisur procedime ndaj disa kryetarëve fshatrash dhe rojave mjedisore. Operacionet për kapjen e personave të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike vazhdojnë intensivisht në të gjithë rajonin, ndërsa autoritetet shprehin angazhimin e tyre të fortë në luftën kundër drogës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 3 shqiptarët e akuzuar për vrasje dhe grupe kriminale ekstradohen sot nga Dubai për në Shqipëri 28 sekonda më parë