Asgjësohen 3 mijë rrënjë kanabis në Shkodër NULL NULL 26.06.2025 11:02 26.06.2025 11:02 Një tjetër operacion i suksesshëm i policisë për asgjësimin e parcelave me kanabis është zhvilluar gjatë kësaj jave në qarkun e Shkodrës. Si rezultat i kontrolleve intensive, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 2936 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Bimët narkotike u gjetën të mbjella në parcela të ndryshme në Shalë, Shosh, Shkrel, Kastrat dhe Qafë Mali, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv. Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi; rojën e zonave të mbrojtura, shtetasin L. A., kryeplakun e fshatit Lotaj, shtetasin L. M dhe kryeplakun e fshatit Abat, shtetasin M. M. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Studentët në Serbi paralajmërojnë mosbindje civile nëse nuk shpallen zgjedhjet 5 minuta më parë