Asgjësohen 23 ton limonë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asgjësohen 23 ton limonë (VIDEO)

NULL NULL
01/10/2015

Ky kamion solli nga Turqia 23 ton limonë në pikën kufitare në Vermicë.

Këtu inspektorët nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit u alarmua me përmbajtjen e lartë të pesticideve të këtyre frutave,njofton Klan Kosova.

Në bashkëpunim me doganat e policinë kamioni me 23 ton limonë u dërgua për asgjësim në deponinë e mbeturinave në Dragash.

Këta limonë u bë e ditur se përbëjnë pesticide deri mbi 7 miligramë për kilogramë ndërsa, mesatarja e lejueshme e kësaj substance  për një kilogramë limon është  0.001 miligram.

Importuesi i këtyre limonëve nuk deshi të flas për Klan Kosova.

Për dallim nga ai Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit po e konsideron si një hap të madh asgjësimin e këtyre limonëve që ishin nisur për tu shitur tregjeve të Kosovës.

Kronikë nga Rilind Matoshi.