21:47, 24 Maj 2019

Jonny Depp ka pranuar se Amber Heard i dërgoi atij një mesazh të ëmbël para se martesa e tyre të përfundonte me divorc.

55 vjeçari pohoi se ish bashkëshortja i shkroi se të dy kishin ‘kontroll’ dhe se ajo kishte menduar që aktori kishte bërë kërkesën për divorc, njofton Klan Kosova.

Sipas dokumenteve të gjykatës të paraqitura në Fairfax County Virxhinia, aktori pretendon se 33 vjeçarja i shkroi:

”Bëje këtë ose jo, si ta shikosh të arsyeshme. Ti dhe unë e kemi nën kontroll. Ne e duam njëri-tjetrin. Unë mendova se ti kërkove divorc. Më the se po shkoje dhe më the lamtumirë. Më vjen keq nëse të kam lënduar. Unë nuk kam asgjë tjetër, përveç dashurisë për ty”.

Depp mohoi me forcë pretendimet se e ka dhunuar aktoren gjatë kohës kur ishin të martuar.

“Kur unë nuk e pranova kërkesën e saj përpara, Amber Heard publikisht më akuzoi për dhunë në familje, duke kërkuar dhe marrë një urdhër të përkohshëm kufizues kundër meje, kur u paraqit në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelos, më 27 maj 2016. Ajo shkoi në gjykatë me plagë dhe e prerë në fytyrën, ku pretendoi se erdhi si rezultat i goditjes në fytyrë nga një celular i hedhur nga unë dhe rrahjet e mëtejshme në fytyrë ishin nga një dhunë sipas saj e ushtruar nga unë mbrëmjen e 21 majit 2016”, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Depp pretendoi edhe njëherë se dhuna në familje ishte e pavërtetë dhe sulmi i pretenduar nga Heard ishte shpifje, njofton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë