Asfaltohet rruga në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës NULL NULL 15.05.2020 12:12 15.05.2020 12:12 Komuna e Mitrovicës bën të ditur se ndërtimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë prioritet i investimeve kapitale të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ku në kuadër të projekteve të planifikuara për sivjet, në fshatin Cërrnushë është asfaltuar rruga në lagjet “Syla”, “Xhema”, “Hamiti”, “Haziri”, “Ismajli”, “Selmani”, dhe “Ahmeti”. Për të përcjellë nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge, njofton se ishte i pranishëm edhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, i cili është shprehur i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e kryerjes së punës. “Me asfaltimin e kësaj rruge në këto lagje, ne po ua lehtësojmë qarkullimin banorëve këtu deri në rrugën kryesore të fshatit. Kompletimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale do të ndikojë tek banorët që të mos i braktisin fshatrat”, tha ndër të tjerash Muja. Rruga e asfaltuar në këtë fshat ka gjatësi prej 2400 metra, ndërsa ka kushtuar 150 mijë euro. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë