Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Asamblisti i VV-së në Ferizaj ironizon me Rizvanollin: Veç tregona trashësinë e stiroporit

NULL NULL
29.09.2022 19:14
Artane Rizvanolli

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Amir Rexhepi, ka ironizuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Rexhepi iu drejtua Rizvanollit duke i thënë të tregojë lidhur me trashësinë e stiroporit.

“U bë ministre, po i izolojmë, veç tregona për trashësinë e stiroporit, sa duhet me qenë 10 cm a 15 cm?” – tha ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga qytetarët t’i izolojnë shtëpitë e tyre si masë për kursimin e energjisë.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, tha Rizvanolli.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.