As pas këtij takimi nuk ka marrëveshje VV-LDK - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

As pas këtij takimi nuk ka marrëveshje VV-LDK

NULL NULL
09/01/2020

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

As pas këtij takimi zyrtarisht nuk ka marrëveshje për bashkëqeverisje mes VV-LDK.

Para takimit palët nuk kanë shfaqur disponim se mund të arrihet një marrëveshje.

Sipas burimeve brenda takimit është diskutuar edhe për formulime të tjera të formatit 6 me 4, të ndarjes së pushtetit.

Këtë formulim e favorizon Lidhja Demokratike e Kosovës, por Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkah këtë formë.

VV thotë se formula e vetme është 5 me 5 të ministrive, dhe nga një zëvendëskryeministër.

Të dyja partitë edhe pse zhvilluan takime maratonike që kanë zgjatur mbi tre orë, këto ditët e fundit, nuk kanë bërë me dije se a do të ketë takime tjera.