As në "Riza Lushta" nuk preken rrjetat: Trepça 89-Feronikeli 0:0

As në “Riza Lushta” nuk preken rrjetat: Trepça 89-Feronikeli 0:0

NULL NULL
2 ditë më parë

Trepça 89-të dhe Feronikeli i ka ndarë pikët në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Riza Lushta” ekipet nga Drenasi dhe Mitrovica nuk arritën t’i prekin rrjetat e njëri-tjetrit duke bërë që takimi të përfundojë 0 me 0.

Pas kësaj jave Nikli ka grumbulluar pesë pikë dhe është në pozitën e tetë, përderisa Trepça 89 ka gjashtë pikë dhe është në vendin e shtatë.

Të dyja ekipet janë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Edhe në takimin tjetër që u zhvillua sot nuk pati gola.

Në derbin e Gjilanit, Drita dhe Gjilani, luajtën 0 me 0.