As lirim, as ekstradim (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

As lirim, as ekstradim (VIDEO)

NULL NULL
02/03/2017

Kishte për t’u shfaqur për të tretën herë në gjykatë.

Andaj, shumë shqiptarë ishin mbledhur për ta përkrahur Ramush Haradinajn te shtëpia e drejtësisë në qytetin francez të Kolmarit.

Me flamurin kuq e zi e atë të  shtetit të Kosovës, por edhe me fotografi nga koha e qeverisjes së Haradinajt, këta presin lirimin e njeriut që luftoi për vendin.

“Presim një lirim të plotfuqishëm të gjeneralit Ramush Haradinaj. Ky është njeri i kombit. Pa lirimin  tij është edhe Kosova në pranga dhe në burg. Ai është njeri i paqes dhe njeri i luftës. I gjithë populli është pas tij”, ka deklaruar një qytetar, që po priste vendimin për Haradinajn.

Këtu në Kollmar, për të dëgjuar verdiktin e gjykatës për liderin e AAK-së, kishte ardhur edhe kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

Kurse Haradinaj që është shpallë dy herë i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, një vendim të tillë po pret sërish.

 “Pres nga gjykata vendimin e drejtë. Të refuzohet kërkesa për ekstradim”, ka deklaruar Haradinaj për Klan Kosova.

Por vetëm pak kohë iu desh gjykatës ta zhgënjejë Haradinajn, dhe të gjithë përkrahësit e tij këtu në Kollmar dhe në Kosovë.
Kjo për shkak se Serbia sipas gjykatës, ka prezantuar dëshmi të reja dhe nevojitet ende kohë për shqyrtimin e tyre.

Vendimin që aspak nuk e priti, ish-komandanti i UÇK-së e tha të ishte politik.

“Unë do të vazhdoj të qëndroj sërish në Francë. Gjykata u ka dhënë edhe 1 muaj kohë shtesë autoriteteve serbe për të sjellë informata. Ky është abuzim politik. Jam peng politik. Të gjitha ata që janë pjesë e kësaj duhet t’iu vijë turp”.

Ministria e Drejtësisë së Serbisë i ka dërguar dy ditë më parë Gjykatës së Apelit në Francë dokumentacionin shtesë  në lidhje me kërkesën për ekstradimin e Haradinajt.

Ish-komandnati i Dukagjinit, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Basel-Mulhouse në Francë me katër janar të këtij viti me një urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj do qëndrojë atje deri në seancën e radhës.