Arusha ngec në tela gjemborë në fshatin Kusar të Gjakovës, gjuetarët dalin për ta shpëtuar NULL NULL 27.10.2021 15:48 27.10.2021 15:48 Një arushë ka ngecur në një rrethojë me tela gjemborë, përderisa po tentonte t’i kalonte ata, në fshatin Kusar të Gjakovës. Zëdhënësi i policisë për Gjakovën, Nysret Gjurkaj, tregoi për Klankosova.tv se gjuetarët kanë dalë në vendngjarje dhe po përpiqen ta lirojnë arushën. Shpëtimi i arushës po përcillet edhe nga policia dhe qytetarët përreth, në mënyrë që të mos shkaktohet ndonjë dëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024