Arturo Vidal ishte aq i dehur saqë nuk arriti të futet në veturë (VIDEO)

Arturo Vidal ishte aq i dehur saqë nuk arriti të futet në veturë (VIDEO)

NULL NULL
2 weeks më parë

Një video në të cilën protagonist është futbollisti i Interit Arturo Vidal, po bën xhiron në rrjet.

Kjo për shkak se ai shihet se është aq i dehur saqë nuk mundi të futet as në veturë.

Siç raporton Football-Italia, ngjarja ka ndodhur më 18 gusht tre ditë para se Inter ta zhvillonte takimin e parë në edicionin e ri të Serie A kundër Genoas.

Sipas mediave italiane pamjet u realizuan nga disa gra prej ballkonit të tyre.

Vidal pasi i bëri disa fotografi, ai u përpoq të futej në veturë por dështoi dhe përfundoi mbi të me këmbë në ajër.

Me ndihmën e të tjerëve, ai u fut disi në ulësen e pasagjerit.

Gratë dëgjohen në video duke thënë: “Ai nuk mund të qëndrojë as në këmbet e veta”.

Ylli i Interit e pëlqen jetën e natës dhe shpeshherë merr pjesë në ahengje dhe përfundon duke u bërë tapë.

Lidhur me këtë incident klubi “Zikaltër” ishte në dijeni për incidentit dhe e ka diskutuar atë me kilianin tashmë.